ÇËSHTJE QË DUHEN PASUR PARASYSH PËR PAGESËN E VIZËS DHE SIGURIMIN E SHËNDETIT PARA SE TË UDHËTONI PËR NË TURQI

Tiran Büyükelçiliği 21.09.2017

Mbështetur në “Ligjin për të Huajt dhe Mbrojtjen Ndërkombëtare” me numër 6458, me termin VIZË përkufizohet leja që njeh të drejtën për të qëndruar deri në nëntëdhjetë (90) ditë në Turqi ose kalimin tranzit nëpërmjet Turqisë. Të huajt që kërkojnë vizë për të qëndruar një kohë të shkurtër në Turqi, sipas nenit 15 të Ligjit të lartpërmendur, për të gjithë kohën e vlefshmërisë së vizës duhet të jenë të pajisur me “Sigurimin e shëndetit në udhëtim”.

Të huajt që aplikojnë për të marrë për të shkuar në Turqi duhet të kenë “Sigurimin e shëndetit në udhëtim” që përfshin kushtet minimale të poshtëshënuara.

Kushtet minimale që duhet të përfshijë “Sigurimi i shëndetit në udhëtim” :

1- Garanci për mjekimin për rastet e sëmundjeve dhe shqetësimeve të papritura(kufiri i garancisë minimale : 30.000 euro).

2- Udhëtimi ose transporti deri në institucionin më të afërt shëndetësor ku i siguruari mund të marrë mjekimin.

3- Transporti deri në banesën e të siguruarit kur ky del nga spitali.

4- Transporti i të siguruarit në rast se ai vdes.

Të gjithë të huajt që udhëtojnë për në Turqi në momentin kur aplikojnë për vizë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për këto çështje:

1. Pagesa për vizë bëhet PARAPRAKISHT në Konsullatë.

2.Për pagesën e kryer duhet kërkuar patjetër FATURË.

3. Në rast se kërkesa për vizë merr përgjigje negative, nuk kthehet
PAGESA e kryer paraprakisht.

4. SIGURIMI SHËNDETËSOR
i kërkuar duhet të përballojë kushtet minimale.

5. Vlefshmëria e vizës është gjashtë (6) muaj.



Related Documents

ÇËSHTJE QË DUHEN PASUR PARASYSH PËR PAGESËN E VIZËS DHE SIGURIMIN E SHËNDETIT PARA SE TË UDHËTONI PËR NË TURQI.docx

Atatürk

Monday - Friday

09:00 - 12:30 / 14:00 - 18:00

1/1/2023 1/3/2023 New Year Holiday
3/14/2023 3/14/2023 Newrouz Day
4/9/2023 4/10/2023 Catholic Easter
4/21/2023 4/21/2023 Eid-al-Fitr
5/1/2023 5/1/2023 Labor Day
5/2/2023 5/2/2023 Orthodox Easter
6/28/2023 6/28/2023 Eid-al-Adha
9/5/2023 9/5/2023 Mother Tereza Beatification Day
11/28/2023 11/28/2023 Independence Day
11/29/2023 11/29/2023 Albanian Liberation Day
12/8/2023 12/8/2023 National Youth Day
12/25/2023 12/25/2023 Christmas Day