ANNOUNCEMENT OF EXAM FOR SCHOLARSHIP IN TURKISH UNIVERSITIES - NJOFTIM PËR KONKURSIN PËR STUDIMET ME BURSË NË TURQI

Tiran Büyükelçiliği 08.03.2011

NJOFTIMPËRKONKURSIN PËR NXËNËSITSHQIPTARË QË DËSHIROJNËTË NDJEKIN STUDIMET E LARTA ME BURSË NË TURQI

Republika e Turqisë ka akorduar 25bursa për nxënësit shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin studimet e lartanë Republikën e Turqisë në vitin akademik 2011-2012.

Kërkesat mund bëhen në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë më 15 mars – 8 prill 2011.

Konkursi do të zhvillohet më 24 prill 2011 në Tiranë.

Kandidati/kandidatja duhet të plotësojë këto kushte :

1) Te jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë.

2) Të jetë në vitin e fundit ose të ketë përfunduar shkollën e mesme, si dhe të ketë lindur pas datës 1 janar 1987.

3) Të mos kete ndërprerë studimet ose të mos ketë humbur të drejtën e bursës(përjashto arsyet shëndetësore, të fatkeqësive natyrore etj) në rast se më parë ka fituar bursë shtetërore në Turqi.

4) Të mos ketë ndonjë sëmundje që pengon arsimimin e tij në Turqi.

5) Të plotësojë kushtet e regjistrimit të përcaktuara nga institucionet/programete arsimit të lartë në Turqi ku do të ndjekë studimet.

Mënyra e regjistrimit :

1) Kërkesat do të paraqiten duke marrë paraprakisht takim më Ambasadë në periudhën 15 mars – 8 prill 2011.

2) Nga e hëna deri të premten në orën 09.30-15.00 mund të merret takim duke telefonuarnë numrat 2380351, 2380350 dhe 2380352 në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë.

3)Kandidati kur të vijë në Ambasadë për të bërë regjistrimin për në provim duhet të sjellë një fotografi dhe një dokument identifikimi (pasaportë ose letërnjoftim).

4) Kandidati nuk bën asnjë pagesë për regjistrimin dhe konkursin.Të gjithashpenzimet përballohen nga Republika e Turqisë.

5) Formulari duhet plotësuar me shumë kujdes sipas udhëzimit që do t’i jepet kandidatit. Përgjegjësia për plotësimin me gabime të formularit i përket kandidatit, autoritetet turke nuk mbajnë përgjegjësi për ndonjë gabim të tillë.

6) Dy ditë përpara provimit, kandidatët duke telefonuar në Ambasadë do të mësojnë vendin se ku do të zhvillohet konkursi.

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë u uron suksese të gjithë pjesëmarrësve në konkurs!

Related Documents

cu5vj255zv1j1y55fl3mzb45Lista e Degeve 2011.

Atatürk

Monday - Friday

09:00 - 12:30 / 14:00 - 18:00

1/1/2026 1/3/2026 New Year Holiday
3/16/2026 3/16/2026 Summer Day
3/20/2026 3/20/2026 Eid-al-Fitr
3/23/2026 3/23/2026 Newrouz Day
4/6/2026 4/6/2026 Catholic Easter
4/13/2026 4/13/2026 Orthodox Easter
5/1/2026 5/1/2026 Labor Day
5/27/2026 5/27/2026 Eid-al-Adha
9/7/2026 9/7/2026 Mother Tereza Beatification Day
10/29/2026 10/29/2026 Turkish National Day
11/23/2026 11/23/2026 Alphabet Day
11/30/2026 11/30/2026 Independence Day
12/1/2026 12/1/2026 Albanian Liberation Day
12/8/2026 12/8/2026 National Youth Day
12/25/2026 12/25/2026 Christmas Day